Ndërlidhjet

logo-print

GJENEVË


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan apeloi sot për dërgimin e mënjëhershëm të ndihmave për viktimat e tërmetit në Pakistan.
"Jemi mbledhur sot për të parandaluar valën e re të vdekjeve dhe vuajtjeve. Derisa askush nuk mund të parandalonte tërmetin, ne kemi forcë të parandalojmë vuajtjet dhe vdekjet nga temperaturat e ulëta dhe sëmundjet" tha Annan në konferencën e donatorëve në Gjenevë.
OKB-ja ka kërkuar rreth 550 milionë dollarë ndihmë për tërmetin që ka lënë rreth 53.000 të vdekur dhe miliona njerëz pa strehë.
XS
SM
MD
LG