Ndërlidhjet

UASHINGTON


Kryeministri i Maqedonisë, Vllado Buçkovski tha se ai dhe presidenti amerikan, George Bush u pajtuan se Maqedonia ka arritur suksese në ndërtimin e demokracisë stabile dhe mutli etnike. Duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, zoti Buçkovski, pos tjerash, tha:
- E falënderova presidentin Bush për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për demokracinë tonë, e në mënyrë specifike, për rolin amerikan në implementimin e Marrëveshjes së Ohrit. Poashtu, kam shprehur edhe falënderimin e popullit të Maqedonisë për njohjen e emrit kushtetues nga ana e Shteteve të Bashkuara.
Kryeministri i Maqedonisë tha se presidentit Bush i ka thënë se vendi i tij do të vazhdoj të luaj rol pozitiv dhe konstruktiv në rajonin e Ballkanit, veçanërisht në bisedimet për statusin e ardhshëm politik të Kosovës. Presidenti amerikan, George Bush ka lavdëruar Maqedoninë për progresin në implementimin e reformave që janë të domosdoshme për anëtarësimin eventual të këtij vendi në NATO dhe në BE. Ai e falënderoi zotin Buçkovski për kontributin e Maqedonisë në misionet në Irak dhe në Afganistan.
XS
SM
MD
LG