Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush u takua me kryeministrin e Maqedonisë Vlado Buçkovski. Presidenti Bush lëvdoi progresin që ka bërë Maqedonia në zbatimin e reformave të domosdoshme për anëtarësimin eventual në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Ndërkaq, Buçkovski falenderoi Uashingtonin për mbështjen dhënë Maqedonisë.
"E falenderova presidentin Bush për mbështetjen e vazhdueshme amerikane për demokracinë tonë, sidomos për rolin amerikan në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe njohjen e emrit kushtetues 'Republika e Maqedonisë' nga Uashingtoni", tha Buçkovski.
Kryeministri i Maqedonisë njoftoi gjithashtu se presidentit Bush i ka thënë se vendi i tij do të vazhdojë të luaj rol pozitiv dhe konstruktiv në rajonin e Ballkanit, veçanërisht në bisedimet për statusin e Kosovës.
XS
SM
MD
LG