Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi i UNMIK-ut Soren Jessen Petersen i bëri thirrje Kuvendit të Kosovës të miratojë rezolutë, që do ta udhëzonte ekipin negociator për procesin e bisedimeve për statusin e Kosovës.
"Grupi negociator tani duhet të jetë gati për bisedime dhe Kosova duhet të dëshmojë para botës se çfarë statusi dhe çfarë të ardhmeje do të ndërtojë. Nuk ka dyshime që kjo duhet të jetë një Kosovë shumë etnike dhe demokratike e bazuar në sundimin e ligjit" tha Petersen, duke kërkuar që Kuvendi të mos mbetet indiferent nda procesit negociator.
Këto komente i bëri pas takimeve me presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova dhe kryeparlamentarin Nexhat Daci.
XS
SM
MD
LG