Ndërlidhjet

PRISHTINË


Zëvendëskryeministri i Kosovës Adem Salihaj dhe disa ministra diskutuan sot me Përfaqësuesen e Përhershme të Programit për Zhvillim të OKB-së në Kosovë, Christina Roth, për masat kundër gripit të shpezëve. Ministri i Shëndetësisë Sadik Idriz njoftoi se Kosova posedon vetëm 10 mijë doza të vaksinave kundër gripit, nga 100.000 sa vlerësohet të jenë të nevojshme. Sigurimi i tyre do të kushtonte rreth 2 milionë euro.
XS
SM
MD
LG