Ndërlidhjet

logo-print

PRAGË


Sot në orët e pasditës për më pak se dy orë është evakuar ndërtesa e selisë së radios Evropa e Lirë në Pragë, pas një kërcënimi anonim telefonik me bombë, që u tregua i rrejshëm. Pas kontrollit, policia çeke lejoi kthimin në ndërtesë. Përkundër disa ndërprerjeve të vogla, aktualisht transmetimi i të gjitha programeve është normalizuar. Drejtori i sigurisë i radios Evropa e Lirë në Pragë, William Key e lavdëroi policinë çeke për veprim të shpejtë dhe menagjim të sigurtë.
XS
SM
MD
LG