Ndërlidhjet

ROMË


Në një takim në Romë, i organizuar nga Asambleja Parlamentare e Natos, është diskutuar çështja e decentralizimit në Kosovë, informon agjencia AP. Në këtë takim mori pjesë edhe ministri i pushtetit lokal i Kosovës, Lutfi Haziri, i cili tha se "në një Kosovë të pavarur, Serbët duhet të ndjehen të sigurtë të jetojnë si kosovarë". Zoti Haziri tha se "decentralizimi është një nga mjetet me të cilat ata mund të përfitojnë shumë". Sandra Rashkoviq – Iviq zyrtare e qeverisë së Serbisë për Kosovën, që poashtu ishte e pranishme në këtë takim, tha se ajo mbështet autonominë lokale për vendbanimet serbe, që do të mundësonte që "bashkësia serbe të mbijetoj në Kosovë". Komandanti i misionit paqeruajtës ndërkombëtar të Natos në Kosovë, Giuseppe Valotto tha se konsideron "për momentin se situata është shumë e qetë".
XS
SM
MD
LG