Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Këshilltari i lartë i zëvendës presidentit amerikan Dick Cheney, Lewis Libby është akuzuar sot për pengim të drejtësisë, për deklarata të rrejshme dhe për shkelje të betimit. Pas këtij zhvillimi ai dha dorëheqje. Këto akuza dolën nga zbulimi i identitetit në media të një të punësuare në agjencinë CIA. Karl Rove, këshilltar i lartë i presidentit Xhorxh Bush nuk është akuzuar. Akuza ndaj zotit Libby është bërë pas hetimeve dyvjeçare nga avokati special Patrick Fitzerald. Hetimet ishin bërë për shkak të zbulimit të emrit të agjentes së CIA-s, Valerie Plame, e cila është bashkëshorte e ish ambasadorit amerikan, Joseph Wilson. Zoti Wilson kishte akuzuar administratën e presidentit Bush për manipulime me shërbimet e zbulimit për ta mbështetur aksionin ushtarak kundër Irakut.
XS
SM
MD
LG