Ndërlidhjet

PRISHTINË


Zyrtarët e qeverisë së Kosovës thanë se kryeministrat e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi tani më kanë konfirmuar ardhjen në Kosovë, më 5 nëntor, në një takim joformal të organizuar nga kryeministri Bajram Kosumi. Raif Gashi, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Bajram Kosumi, tha për radion "Evropa e Lirë" se vendimi për një takim të tillë është marrë për faktin se Kosova ka marrëdhënie të mira me këto vende si dhe nga fakti se që të tre këto vende përkrahin pavarësinë e Kosovës.
Takimi i 5 nëntorit është vlerësuar si një përpjekje e kryeministrave të vendeve të rajonit, për të dhënë mesazhe bashkëpunimi dhe të një klime të re jo konfliktuoze në rajon.
Kjo do të jetë hera e parë që kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dhe ai i Malit të Zi Milo Gjukanoviq, do të vijnë në Kosovë.
XS
SM
MD
LG