Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Këshilli i Sigurimit i OKB-së, dënoi thirrjen e presidentit të Iranit Mahmoud Ahmadinejad për "fshirjen e Izraelit nga harta". Ambasadori rumun në OKB, Mihnea Motoc, duke folur në emer të Këshillit të Sigurimit tha se
anëtarët e Këshillit të Sigurimit dënojnë deklaratat kundër Izraelit të bëra nga Mahmoud Ahmadinejad, president i republikës Islamike të Iranit. Izraeli ndërkaq, mirëpriti deklaratën e Këshillit të Sigurimit.
"Izraeli mirëpret dënimin nga Këshilli i Sigurimit të deklaratave fyese të presidentit të Iranit. Ato deklarata nuk janë vetëm alarmuese dhe të rrezikshme, por i kanë hequr maskën ekstremizmit, fundamentalizmit dhe marrëzisë, që aktualisht është pjesë e një regjimi kërcënues për botën" tha ambasadori Izraelit në OKB, Dan Gillerman.
Teherani ndërkohë e cilësoi të papranueshme deklaratën e OKB-së. Ministria e Jashtme tha se Irani nuk do të përdorë forcën kundër asnjë vendi tjetër dhe nuk do të kërcënojë askend.
XS
SM
MD
LG