Ndërlidhjet

PRISHTINË


Zyrtarët e qeverisë së Kosovës thanë se kryeministrat e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi tani më kanë konfirmuar ardhjen në Kosovë, më 5 nëntor, në një takim joformal të organizuar nga kryeministri Bajram Kosumi. Raif Gashi, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Bajram Kosumi, tha për radion "Evropa e Lirë" se vendimi për një takim të tillë është marrë sepse Kosova ka marrëdhënie të mira me këto vende si dhe nga fakti se që të tre këto vende përkrahin pavarësinë e Kosovës.
Takimi i 5 nëntorit është vlerësuar si një përpjekje e kryeministrave të vendeve të rajonit, për të dhënë mesazhe bashkëpunimi dhe të një klime të re jo konfliktuoze në rajon.
Kjo do të jetë hera e parë që kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dhe ai i Malit të Zi Milo Gjukanoviq, do të vijnë në Kosovë.
XS
SM
MD
LG