Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush nderoi sakrificën e ushtarëve amerikanë në Irak, pasi numri i ushtarëve të vrarë, ka kaluar 2.000.
"Kemi humbur disa nga njerëzit tanë më të mirë, në luftën kundër terrorit. Ata patriotë kanë lënë trashëgim gëzimin dhe bekimin e lirisë, për gjeneratat e ardhshme amerikane dhe miliona të tjerë, që e kanë njohur represionin" tha Bush, në fjalimin javor në radio, ku ai foli edhe për punën e qeverisë së Irakut.
"Suksesi i qeverisë së re të Irakut është vendimtar për të fituar luftën kundër terrorit dhe për të mbrojtur amerikanët" tha Bush, duke shtuar se mënyra më e mirë për të nderuar sakrificën e të vrarëve, është fitorja.
Po sot në Irak, së paku 20 persona u vranë në shpërthimin e një veture bombë në verilindje të Bagdadit.
XS
SM
MD
LG