Ndërlidhjet

logo-print

NJU DELHI


Policia e Indisë ka filluar hetimet rreth shpërthimeve të djeshme në Nju Delhi, ku humbën jetën mbi 60 persona. Kryeministri Manmohan Sing, fajësoi terroristët për sulmet dhe premtoi kundërpërgjigjen e duhur nga policia.
"Apeloj tek njerëzit që të qëndrojnë të qetë dhe të mos i besojnë thashethemet. Qeveria do të ndërmarrë të gjitha masat e duhura për të ruajtur rendin dhe për të mundur forcat e terrorizmit" tha Sing. Më shumë se 20 të dyshuar për lidhje me sulmet janë arrestuar.
XS
SM
MD
LG