Ndërlidhjet

LONDËR


Ministri i mbrojtjes i Britanisë, John Reid tha sot se Kombet e Bashkuara dhe Bashkësia e gjërë ndërkombëtare duhet ti përgjigjen në mënyrë të vendosur deklaratës së presidentit të Iranit, Ahmadinejad për shkatërrimin e Izraelit. Në një intervistë për Televizionin publik britanik, zoti Reid tha se kjo deklaratatë ishte në kundërshtim me të gjitha synimet për të cilat angazhohen Kombet e Bashkuara. Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinejad shkaktoi indinjatë ndërkombëtare me deklaratën e tij se "Izraeli duhet të eliminohet nga harta". Sot më herët gjatë ditës ai tha se deklaratat e tij ishin vetëm reflektim i politikës së Iranit ndaj Izraelit gjatë 17 viteve të kaluara.
XS
SM
MD
LG