Ndërlidhjet

FRANCË


Policia franceze ka arrestuar 22 të rinjë pas tri netëve të trazirave në një lagje verilindore të Parisit, kanë kumtuar sot zyrtarët. Gjatë natës së kaluar grupe të të rinjëve kanë gjuajtur me shishe e me gurë dhe u kanë futur flakën disa veturave. Me këtë rast policia kishte arrestuar 9 vetë. 13 persona të tjerë janë arrestuar të premtën në mbrëmje. Një zëdhënës tha se trazirat në këtë lagje, ku kryesisht jetojnë imigrantët afrikanë, nuk kanë zgjatur shumë. Dhuna filloi para tri ditësh për shkak të vdekjes së dy të rinjëve, që kishin humbur jetën nga kontakti me rrymë elektrike duke ikur nga policia pasi kishin kryer një vjedhje.
XS
SM
MD
LG