Ndërlidhjet

STAMBOLL


Autoritetet e Turqisë kanë mbytur më se 750 pula dhe rosa në një fshat perëndimor pasi shpezë të tjera kishin ngordhur në këtë hapësirë. Mostra të shpezëve të ngordhura janë dërguar në laboratore për ta përcaktuar shkakun e ngordhjes. Më herët këtë muaj, gripi i shpezëve ka shkaktuar ngordhjen e më se 1800 bibave në një fshat në veriperëndim të Turqisë. Deri tash është raportuar se virusi i gripit të shpezëve është gjetur në Kroaci, në Rumani, në Turqi, në Rusi dhe në një papagall nga Amerika Jugore në Britani. Virusi i këtij gripi H5N1, gjatë vitit 2003, në Azi ka shkaktuar vdekjen e së paku 60 njerëzve.
XS
SM
MD
LG