Ndërlidhjet

SHKUP


Policia ka konfiskuar 18,6 kg. heroinë të fshehur në një kamion që shkonte për në Kosovë, kanë thënë sot autoritetet në Maqedoni. Kjo sasi e drogës, që vlerësohet se ka një vlerë të tregut prej afro 1 milionë eurosh, është gjetur të premten vonë në 36 paketime të fshehura. Agjencia AP mëtutje, duke u mbështetur në deklarata të autoriteteve, raporton se dy shtetas maqedonas, të moshës 52 dhe 22 vjeçare, janë arrestuar të dyshuar për kontrabandim të drogës. Polica tha se ngarkesa e kamionit kishte origjinën nga Turqia ndërsa ishte e destinuar për në Kosovë. Konfiskimi u bë në vend kalimin kufitar, Blace.
XS
SM
MD
LG