Ndërlidhjet

PRISHTINË


"Njerëzit duhet të jenë të bashkuar rreth ideve dhe propozimeve që të mos e dëmtojnë procesin e përgatitjeve për statusin", ka thënë shefi i Zyrës amerikane në Prishtinë Philip Goldberg. Përfaqësuesi më i lartë amerikan në Kosovë, zoti Golberg i ka bërë këto komente sot në Prishtinë duke folur rreth mospajtimeve të fundit ndërmjet anëtarëve të ekipit negociator të Kosovës, që kanë dalë nga mbledhja e tyre e fundit, të premten e shkuar.
"Ne shpresojmë dhe besojmë se këto mospajtime nuk do ta dëmtojnë procesin. Mendoj se është koha që njerëzit të bëhen bashkë rreth ideve dhe propozimeve që secili mund të pranojë për të ecur përpara", tha zoti Golberg, pas një takimi me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Nexhat Daci.
XS
SM
MD
LG