Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ka filluar sot regjistrimi provë i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në 20 vendbanime urbane dhe 30 rurale në gjashtë komuna të Kosovës, bën të ditur Enti Statistikor i Kosovës.
Në rajonin e Prishtinës janë 14 njësi regjistrimi, ku 8 prej tyre janë rurale dhe 6 urbane. Komuna e Prizrenit dhe ajo e Gjilanit, do të kenë nga 10 njësi regjistrimi, 4 urbane dhe 6 rurale, pastaj komunat e Skenderajt dhe Kaçanikut, me nga 5 njësi dhe komuna e Novo Bërdës me 4 të tilla.
Fillimi i regjistrimit ka kaluar sipas parashikimeve në të gjitha komunat e parapara.
XS
SM
MD
LG