Ndërlidhjet

BAGDAD


Aeroplanët ushtarakë amerikanë kanë bombarduar një shtëpi irakiane pranë kufirit me Sirinë, sulm për të cilin burimet amerikane kanë theksuar se ishte drejtuar kundër një udhëheqësi të Al Kaidës dhe ka synuar të mënjanojë viktimat në mesin e civilëve. Rajoni në fjalë është burimi kryesor për futjen e luftëtarëve të huaj në Irak.
Nga ana tjetër katër ushtarë amerikanë kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një bombe.
Ndërkaq burimet britanike flasin për një hetim rreth humbjes së një telefoni satelitor, i cili ka rënë në duart e kryengritësve, të cilët kanë bërë biseda telefonike në vlerë prej 890 mijë dollarë.
XS
SM
MD
LG