Ndërlidhjet

NJU JORK


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan nesër edhe zyrtarisht do bëjë të ditur emërimin e ish presidentit të Finlandës, Mahti Ahtisari, emisar special i organizatës botërore për bisedimet për statusin e Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur për agjencinë Beta zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm Brandon Varma, i cili ka shtuar se emërimi pritet të bëhet nesër në mesditë. Varma ka konfirmuar se Annan sot i ka dërguar letër KS-së duke e informuar për synimin e tij lidhur me emërimin e Ahtisarit.
Brendon Varma gjithashtu ka konfirmuar se takimi i Grupit të Kontaktit kushtuar Kosovës, mbahet të mërkurën në Uashington.
XS
SM
MD
LG