Ndërlidhjet

TIRANË


Ekspertë të shëndetësisë nga vendet e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Shqipëri për të diskutuar masat parandaluese dhe bashkërendimin e politikave lidhur me virusin e gripit të shpendëve. Ekspertë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi kanë rënë dakord në ndalimin e eksportit të shpendëve nga vendet e prekura nga virusi.
Po sot Kroacia ka njoftuar për dy raste të reja të virusit H5N1. Dy raste të reja janë gjetur sot dhe në Rumani, por zyrtarët kanë kërkuar analiza të mëtejshme.
XS
SM
MD
LG