Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Këshilli i Sigurimit njëzëri ka miratuar rezolutën që kërkon nga Siria bashkëpunim të plotë me ekipin e hetuesve për vrasjen e ish kryeministrit libanez, Rafik Hariri.
Rezoluta e miratuar me kërkesën e Kinës dhe Rusisë ishte më e butë krahasuar me tekstin e projektrezolutës të iniciuar nga Shtetet e Bashkuara Britania dhe Franca. Këto vende kërkonin vendosjen e sanksioneve ndaj Sirisë nëse nuk bashkëpunonte.
Por pavarësisht dallimeve, Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, ka vlerësuar pozitivisht rezolutën e miratuar.
"Me vendimin tonë sot ne treguam se Siria e ka izoluar veten nga bashkësia ndërkombëtare përmes deklaratave fallse, mbështetjes për terrorizmin, ndërhyrjen në punët e fqinjëve dhe sjelljet destabilizuese në Lindjen e Mesme. Tani qeveria siriane duhet të marrë një vendim strategjik që të ndryshojë thellësisht sjelljet e deritashme", tha Rice.
XS
SM
MD
LG