Ndërlidhjet

NJU JORK


Sekretari i përgjithshëm i KB Kofi Annan, sot pritet zyrtarisht ta emërojë të dërguarin special në negociatat për statusin e Kosovës, ish presidentin e Finlandës Marti Ahtisari.
Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm, Brandon Varma, tha se emërimi pritet të bëhet sot në mesditë. Varma gjithashtu konfirmoi se takimi i Grupit të Kontaktit për Kosovën, do të mbahet të mërkurën në Uashington.
Mbrëmë në Kombet e Bashkuara, ministri i jashtëm i Greqisë Petros Molivijatis, tha se çështja e Kosovës do të jetë një ndër temat e bisedimeve të tij me sekretaren amerikane të shtetit Condoleezza Rice.
XS
SM
MD
LG