Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Rusia dhe Izraeli e kanë përshëndetur miratimin e rezolutës së Këshillit të Sigurimit, me të cilën kërkohet bashkëpunimi i plotë i Sirisë në hetimet për vrasjen e ish kryeministrit të Libanit Rafik Hariri.
Pas kundërshtimit nga Kina dhe Rusia, sponsorizuesit e rezolutës, Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca i hoqën kërcënimet me sanksione.
Teksti kërkon që Damasku t'i arrestojë të dyshuarit, si dhe t'i pezullojë asetetet e të gjithë personave që do të konsiderohen të dyshuar.
XS
SM
MD
LG