Ndërlidhjet

TIRANË


Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu shprehu "keqardhjen e thellë" për vendimin e presidentit të Greqisë, Karolos Papoulias që nga Gjirokastra të kthehet në Greqi, pa u takuar me presidentin shqiptar. Në kumtesën e presidencës së Shqipërisë, mëtutje vlerësohet se ky ishte një "vendim i nxituar dhe i pashpjegueshëm i palës greke", megjithë sigurimet e palës shqiptare se tubimi i njerëzve "ishte një demonstrim paqësor në përmasa të papërfillshme dhe nën masa të plota sigurie". Në kumtesë poashtu thuhet se "presidenti Moisiu dëshiron të theksoj se megjithëse ky përbën një incident të paprecedent dhe të padëshirueshëm, Shqipëria beson në marrëdhëniet shqiptaro-greke"
Në kumtesë shpjegohet se "gjatë një ndalese në konsullatën greke në Gjirokastër, pala greke vendosi ta anuloj takimin me presidentin e Shqipërisë duke komunikuar kthimin në Greqi për shkak të grumbullimit në mënyrë paqësore të një grupi të vogël të shoqatës Çamëria pranë hotelit ku do të zhvillohej takimi". Ministria e jashtme e Greqisë ka paralajmëruar protestë zyrtare që Shqipëria ka lejuar mbajtjen e protestës.
XS
SM
MD
LG