Ndërlidhjet

NJU JORK


"Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan i ka shkruar dje Këshillit të Sigurimit se synon ta emëroj Marti Ahtisarin, ish president i Finlandës, të dërguar të tij për ta udhëhequr procesin politik në të cilin do të vendoset për statusin e ardhshëm të Kosovës", deklaroi sot zëdhënësi Stephane Dujarric. Mëtutje ai informoi se për zëvendës të Marti Ahtisari, zoti Anan synon ta emëroj ish sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë, Albert Rohan. Pra, tash ka mbetur që Këshilli i Sigurimit ta miratoj propozimin e zotit Anan për Marti Ahtisarin dhe Albert Rohanin.
XS
SM
MD
LG