Ndërlidhjet

BEJRUT


Ekipi i Kombeve të Bashkuara që po zhvillon hetime lidhur me vrasjen e ish kryeministrit të Libanit, Rafik Hariri arriti sot në Bejrut, vetëm një ditë pasi Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara unanimisht e miratoi rezolutën që kërkon nga Siria që të bashkëpunojë në mënyrë të plotë me hetuesit. Nga kjo rezolutë, që ishte e sponsorizuar nga Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania, u hoq teksti lidhur me kërcënime specifike me sanksione, pas kundërshtimeve që u bën nga Kina dhe Rusia. Libani, Rusia dhe Izraeli janë ndër vendet që e mirëpritën këtë rezolutë të Kombeve të Bashkuara. Njëherësh, Siria, që ka hedhur poshtë çfarëdo përfshirjeje në vrasjen e zotit Hariri, ka premtuar se do të bashkëpunoj me ekipin hetues.
XS
SM
MD
LG