Ndërlidhjet

VJENË


Irani ka lejuar që inspektorët bërthamorë të Kombeve të Bashkuara të vizitojnë qendrat sekrete ushtarake të Iranit, përfshi qendrën e Parçinit në të cilën besohet se zhvillohen kërkimet për armatim bërthamor. Nga ana tjetër Ministria e Jashtme e Iranit ka premtuar ndryshime në shërbimin diplomatik. Lidhur me zhvillimet më të fundit në Iran kryeministri britanik Blair, ka theksuar:
"Qeveria iraniane duhet ta kuptojë se bashkësia ndërkombëtare nuk do të lejojë thyerje të normave të pranuara dhe standardeve normale nga një vend anëtar i Kombeve të Bashkuara."
XS
SM
MD
LG