Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Qeveria irakiane i bëri sot thirrje oficerëve të rregjimit të Sadamit, të hyjnë në radhët e ushtrisë së re të vendit. Përfshirja e oficerëve të ish rregjimit diktatorial, shihet si një nevojë për ngritjen e ushtrisë së re të Irakut. Ish administratori amerikan i Irakut, Paul Bremer urdhëroi çmobilizimin e ushtrisë në 2003.
Lidhur me zhvillimet e sigurisë nga shpërthimi në një xhami shiite në Musaxhib janë vrarë së paku 23 njerëz. 2 marinsa amerikane jane vrarë pasi helikopteri i tyre u rrëzua në perëndim të provincës së Anbarit. Njëherësh burimet amerikane bënë të ditur se janë shkatërruar tri vendstrehime të organizatës terroriste Al -Kaida në zonën e Husayba, pranë kufirit me Sirinë.
XS
SM
MD
LG