Ndërlidhjet

UASHINGTON


Grupi i Kontaktit për Kosovën zhvillon sonte takimin e rradhës në Uashington. Siç njofton korrespondenti i radios "Evropa e Lirë" Robert McMahon, Departamenti i Shtetit ka njoftuar për atë që e ka quajtur "darkë pune" të Grupit të Kontaktit, nikoqir i së cilës është nënsekretari amerikan i Shtetit Nicholas Burns. Të njëjtat burime njoftojnë se pas takimit pjesëmarrësit do të dalin me një komunikatë të përbashkët. Në këtë takim, që është i pari pas vendimit të Këshillit të Sigurimit që të hapen bisedimet për statusin, merr pjesë edhe shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen.
XS
SM
MD
LG