Ndërlidhjet

TIRANË


Ambasadori i Greqisë në Tiranë i ka dorëzuar një notë proteste Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Besnik Mustafaj pas anullimit të vizitës së djeshme të presidentit grek Papulias. Sipas burimeve greke vendimi i Papuliasit ishte i drejtë pasi nuk ishin marrë masat e nevojshme të sigurisë. Presidenti i Shqipërisë e ka cilësuar si të paprecedent vendimin e homologut të tij grek, duke shtuar se nuk ka pasur asnjë problem sigurie.
XS
SM
MD
LG