Ndërlidhjet

TIRANË


Kosova dhe Shqipëria do të thellojnë bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe trafiqeve. Tirana dhe Prishtina kanë nënshkruar një marrëveshje, ku angazhohen për forcimin e kontrollit kufitar, bashkëpunimin ligjor dhe shkëmbimin e informacioneve mes dy palëve. Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Brendshëm shqiptar, Sokol Olldashi dhe përfaqësuesi i UNMIK-ut Jean Dussourd. Në marrëveshje thuhet se bashkëpunimi në sektorin e luftës kundër krimit të organizuar është shumë i rëndësishëm për stabilitetin e dy vendeve dhe rajonit.
XS
SM
MD
LG