Ndërlidhjet

PRISHTINË


Udhëheqësit më të lartë institucionalë dhe politikë të Kosovës i kanë uruar festën e Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë si dhe drejtuesve të bashkësisë islame në Kosovë. Presidenti Rugova, kryekuvendari Daci dhe kryeministri Kosumi kanë theksuar se kjo festë duhet të bashkojë njerëzit dhe të nxisë mirëkuptimin e tolerancën. Ndërkaq zëvendësshefi i UNMIK-ut Larry Rosin në një mesazh të ngjashëm thekson se kjo festë duhet të shërbejë për të vazhduar dialogun mes të gjitha bashkësive etnike e fetare të Kosovës.
XS
SM
MD
LG