Ndërlidhjet

HAGË


Presidenti rus Vladimir Putin ka kërkuar përpjekje të përbashkëta evropiane në luftën kundër terrorizmit, pas takimit me kryeministrin hollandez, Jean Peter Balkenende. Duke folur për gjendjen në Çeçeni Putin tha:
"Besoj se ne po mbrojmë interesat tona dhe tuajat në Kaukaz, në Çeçeni. Nëse i lejojmë vetes që terroristët të ngrejnë kokë në një rajon atëherë e njëjta gjë do ndodhë dhe në ndonjë vend tjetër. Sa i përket të drejtave të njeriut kjo paraqet problem, por në një shkallë të tillë që gjendet kudo ku ka dhunë" tha Putin.
Presidenti rus hodhi poshtë akuzat se forcat ruse po përdorin taktika të ashpra në Çeçeni.
XS
SM
MD
LG