Ndërlidhjet

logo-print

DETROIT


U zhvillua sot ceremonia e varrimit të Rosa Parks, simbolit të lëvizjes për të drejta të barabarta dhe dhënjes fund të diskriminimit mbi baza racore. Mijëra njerëz ishin mbledhur për t'i dhënë lamtumirën e fundit gruas e cila me refuzimin që të mos ia lëshojë vendin një burri të bardhë në autobus filloi lëvizjen më të madhe qytetare në Shtetet e Bashkuara. Në ceremoninë e sotme foli dhe ish presidenti amerikan Bill Clinton.
"Le të mos harrojmë kurrë se në atë veprim të thjeshtë dhe një jetë të mëshirshme dhe të dinjitetshme ajo na tregoi se ç'do të thotë të jesh i lirë. Ajo na bëri që të shohim e pranojmë se çdokush duhet të jetë i lirë", tha Clinton.
XS
SM
MD
LG