Ndërlidhjet

GJENEVË


Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, kërkoi që të ketë qasje tek të gjithë të dyshuarit për terrorizëm, të cilët mbahen nga Shtetet e Bashkuara.
"Jemi të shqetësuar rreth fatit të një numri të caktuar të njerëzve, andaj kemi kërkuar që të kemi qasje tek të gjithë të burgosurit në lidhje me të ashtuquajturën luftë globale kundër terrorit" tha zëdhënësja Antonella Notari.
Kërkesa u bë vetëm një ditë pasi gazeta "Uashington Post" tha se CIA mbanë një rrjet të 8 burgjeve sekrete për të dyshuarit për terrorizëm.
XS
SM
MD
LG