Ndërlidhjet

BRATISLAVË


Presidentët e Sllovakisë dhe të Kroacisë, Ivan Gasparovic dhe Stipe Mesiq, i bënë thirrje Komisionit Evropian që të ndihmojë më shumë vendet e Ballkanit. Në komunikatën nga takimi në Bratislavë, ata kërkuan nga Brukseli që të ndihmojë përfundimin e mosmarrëveshjeve të pas luftës, sidomos në Kosovë.
"Të gjitha marrëveshjet duhet të negociohen në tryezë. Derisa autoritetet legjitime në Kosovë dhe në Serbi janë përgjegjëse për komunikimin e ndërsjelltë, progresi do të jetë i pamundur pa përkrahjen e Komisionit Evropian" tha Mesiq.
XS
SM
MD
LG