Ndërlidhjet

SHKUP


"Maqedonia nuk duhet të jetë e shqetësuar për stabilitetin dhe sigurinë e saj si dhe për integritetin e
sovranitetin territorial, nga procesi për zgjidhjen eventuale të statusit përfundimtar të Kosovës" tha sot kryeministri i Maqedonisë Vlado Buçkovski. Sipas tij "është e qartë se bashkësia ndërkombëtare insiston të gjendet një kompromis mes kërkesës së Prishtinës zyrtare për pavarësi të plotë, ndërkohë që Serbia thotë se tani për tani është e mundur diç më tepër se autonomi".
"Këtu në mes duhet kërkuar zgjidhja e kompromisit" tha Buçkovski, pas kthimit nga vizita disa ditëshe në Shtetet e Bashkuara, ku është takuar edhe me presidentin amerikan George Bush.
Kryeministri i Maqedonisë gjithashtu tha se nga Uashingtoni ka marrë mirënjohje për të arriturat e Maqedonisë në proceset integruese evro-atlantike si dhe për udhëheqjen e politikës së brendshme dhe asaj rajonale.
XS
SM
MD
LG