Ndërlidhjet

UASHINGTON


Grupi i Kontaktit riafirmoi se do të luajë rol qëndror në bisedimet për statusin e Kosovës, raporton korrespondenti i Radios "Evropa e Lirë", në Uashington, Robert Mekmahon. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Sean McCormack tha se drejtorët politikë të Grupit të Kontaktit u takuan në Uashington me të dërguarin e posaçëm të Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisari, për të diskutuar rreth procesit për fillimin e negociatave për statusin.
McCormack ritheksoi besimin e Uashingtonit se shqiptarët e Kosovës dhe Beogradi duhet të tregojnë vullnet për kompromis, për të arritur marrëveshje.
"Qëllimi ynë për të gjithë procesin është që palët të arrijnë marrëveshje përmes negociatave dhe kompromis, që do t'i sigurojë njerëzit e Kosovës dhe fqinjët e tyre me një atë ardhme të sigurtë dhe demokratike. Statusi i ardhshëm i Kosovës duhet të ndihmojë stabilizimin e rajonit dhe avancimin e tij drejtë integrimeve evro-atlantike" tha McCormack.
Sipas tij, Nënsekretari amerikan i Shtetit, Nicholas Burns, së shpejti do të marrë vendimin për të dërguarin amerikan në proces. Zëdhënësi McCormack tha se vetë Burns nuk do të jetë i dërguar i posaçëm.
XS
SM
MD
LG