Ndërlidhjet

UASHINGTON


Grupi i Kontaktit riafirmoi mbrëmë se do të luajë rol qëndror në bisedimet për statusin e Kosovës, njoftoi korrespondenti i Radios "Evropa e Lirë", në Uashington, Robert McMahon.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Sean McCormack tha se drejtorët politikë të Grupit të Kontaktit u takuan në Uashington me të dërguarin e posaçëm të Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisari, për të diskutuar rreth procesit për fillimin e negociatave për statusin.
McCormack e ritheksoi besimin e Uashingtonit se shqiptarët e Kosovës dhe Beogradi duhet të tregojnë vullnet për kompromis, për të arritur marrëveshje.
"Qëllimi ynë për të gjithë procesin është që palët të arrijnë marrëveshje përmes negociatave dhe kompromisit, që do t'i sigurojë njerëzit e Kosovës dhe fqinjët e tyre me një të ardhme të sigurtë dhe demokratike. Statusi i ardhshëm i Kosovës duhet të ndihmojë stabilizimin e rajonit dhe avancimin e tij drejt integrimeve evro-atlantike" tha McCormack.
Sipas tij, Nënsekretari amerikan i Shtetit, Nicholas Burns, së shpejti do ta marrë vendimin për të dërguarin amerikan në proces. McCormack tha se Burns nuk do të jetë i dërguar i posaçëm.
XS
SM
MD
LG