Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Gjashtë policë u vranë dhe 10 u plagosën në një sulm të kryengritësve, ndaj një pike kontrolli të policisë në veri të Bagdadit.
Ndërkaq Al Kaida në Irak ka lëshuar paralajmërim të ri kundër diplomatëve të huaj në këtë vend. Mesazhi u postua në internet vetëm një ditë pasi organizata tha se i ka vrarë dy të punësuarit e ambasadës marokene, të cilët i ka akuzuar për bashkëpunim me amerikanët.
Shtetet e Bashkuara ndërkaq, njoftuan se planifikojnë të mbajnë rreth 160.000 trupa në Irak, të paktën deri në zgjedhjet e 15 dhjetorit.
Gjeneral-lejtnant James Convay tha se pas zgjedhjeve për Asamblenë Kombëtare, do të vendoset nëse ka kushte për reduktimin e trupave amerikane në Irak.
XS
SM
MD
LG