Ndërlidhjet

BRUKSEL


I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara në bisedimet për statusin e Kosovës, ish presidenti i Finlandës Marti Ahtisaari, do të takohet javën e ardhshme me ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian.
Ahtisaari pritet t'i njoftojë ministrat e BE-së me planet e tij për ecurinë e negociatave mbi statusin e Kosovës.
"Bashkimi Evropian do të luajë një rol më të madh në Kosovë dhe do të ketë më shumë përgjegjësi", tha zëdhënësja e shefit për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Javier Solana.
Pritet që të hënën, Bashkimi Evropian ta emërojë edhe të dërguarin e vet special në bisedimet, diplomatin e lartë Stefen Lehne.
XS
SM
MD
LG