Ndërlidhjet

LUBJANË


Komisioneri për Shkencë i Bashkimit Evropian, Janez Potoçnik, ka vlerësuar se propozimi i presidentit ë Sllovenisë Janez Dërnovshek për Kosovën, është "i mirëseardhur" dhe mund të ndihmojë në zgjidhjen e problemit.
Nisma e presidentit slloven për statusin e ardhshëm të Kosovës është "e mirëseardhur, dhe është nismë e njeriut, i cili i njeh mirë problemet. Ajo ka besueshmëri dhe mund të ndihmojë në zgjidhjen e problemit", ka thënë Potoçnik.
"Status quo-ja në Kosovë është zgjidhja më e dobët e mundshme", e cila nuk është në interesin e askujt dhe paraqet pengesë për afrimin drejt Bashkimit Evropian, ka thënë Potoçnik.
XS
SM
MD
LG