Ndërlidhjet

MAR DEL PLATA


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush sot ishte në Argjentinë në samitin e 34 liderëve nga Hemisfera Veriore, ku e shfrytëzoi rastin për ta shtyrë përpara agjendën e tij për tregun e lirë.
Duke folur pranë presidentit të Argjentinës Nestor Kirchner, Bush u bëri thirrje qeverive të Amerikës Latine që ta luftojnë korrupcionin, duke thënë se kjo do të ndihmonte për promovimin e investimeve në rajon.
"Kur një qeveri e lufton korrupcionin, ajo qeveri u dërgon sinjale investitorëve të mëdhej dhe të vegjël, se ky është një vend i mirë për të rrezikuar", tha presidenti Bush.
Ndërkohë, mijëra protestues marshuan në Argjentinë në demonstratat kundër presidentit amerikan.
XS
SM
MD
LG