Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Të paktën 11 policë u vranë dhe 14 janë plagosur në sulmet e sotme të kryengritësve në mbarë Irakun.
Ndërkaq Al Kaida në Irak ka lëshuar paralajmërim të ri kundër diplomatëve të huaj në këtë vend. Mesazhi u postua në internet vetëm një ditë pasi organizata tha se i ka vrarë dy të punësuarit e ambasadës marokene, të cilët i ka akuzuar për bashkëpunim me amerikanët.
Shtetet e Bashkuara ndërkaq, njoftuan se planifikojnë të mbajnë rreth 160.000 trupa në Irak, të paktën deri në zgjedhjet e 15 dhjetorit.
Gjeneral-lejtnant James Convay tha se pas zgjedhjeve për Asamblenë Kombëtare, do të vendoset nëse ka kushte për reduktimin e trupave amerikane në Irak.
XS
SM
MD
LG