Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Presidenti i Pakistanit Pervez Musharraf tha se do ta anulojë blerjen e aeroplanëve luftarakë amerikanë, ndërsa paratë do t'i orientojë për ndihmat humanitare në rajonin e goditur nga tërmeti muajin e kaluar.
Musharraf gjithashtu tha se ndihmat ndërkombëtare për viktimat nga tërmeti në Pakistan, ishin shumë më të pakta se ndihmat e grumbulluara për tsunamin e vitit të kaluar në Azi apo për uraganin Katrina që sivjet i goditi Shtetet e Bashkuara.
Disa miliona njerëz në pjesën pakistaneze të Kashmirit kanë mbetur pa strehë nga tërmeti i 8 tetorit, i cili la më shumë se 73 mijë të vdekur.
XS
SM
MD
LG