Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan anuloi vizitën në Iran, gjatë këtij muaji, për shkak të komenteve të presidentit të Iranit për Izraelin, njofton korrespondenti i Radios Evropa e Lirë, në Uashington, Robert McMahon. Zëdhënësi i Annanit, Stephane Dujarric tha se vendimi është marrë pas bisedave me përfaqësuesit e misionit të Iranit në Nju Jork.
" Sekretari i Përgjithshëm dhe qeveria e Iranit janë pajtuar se kjo nuk është koha e duhur për vizitë në Iran" tha Dujarric.
Presidenti i Iranit pati thënë se "Izraeli duhet të fshihet nga harta". Kjo deklaratë u dënua fuqishëm nga faktorët ndërkombëtarë.
XS
SM
MD
LG