Ndërlidhjet

logo-print

VIENË


Në Vienë festohet sot 50 vjetori i rindërtimit të pallatit të operas. Për nder të këtij përvjetori do të mbahet sonte një koncert Gala me pjesëmarrjen e tenorit te famshëm spanjoll Placido Domingo. Pallati i operes vieneze u projektua në vitin 1869 nga 2 arkitekte austriake, me porosi te perandori Franc Jozef.
Në shfaqjen e sotme do të ekzekutohen pjesë nga opera të Bethovenit, Mocartit, Vagnerit, Shtrausit dhe Verdit, me të cilat opera u rihap 50 vjet më parë.
XS
SM
MD
LG