Ndërlidhjet

BEJRUT


Shefi i ekipit të Kombeve të Bashkuara për hetimin e vrasjes së ish kryeministrit të Libanit ka thirrur për të marrë në pyetje 6 pjesëtarë të shërbimit sekret të Sirisë. Në mesin e tyre është një i afërm i presidentit Bashar Al Asad. Sipas, raportit të publikuar muajin e kaluar, në vrasjen e Rafik Haririt kanë qenë të përfshirë zyrtarë të lartë në Damask dhe Bejrut. Siria i ka mohuar këto akuza.
XS
SM
MD
LG